Juventus ka luajtur baras 1-1 në shtëpi ndaj Empolit, në kuadër të xhiros së 22-të në elitën e futbollit italian.
“Zonjës së Vjetër” iu vështirësuan punët tej mase kur në minutën e 18-të, Arkadiusz Milik u ndëshkua direkt me karton të kuq, duke lënë ekipin me një lojtar më pak në fushë.
Sidoqoftë, rasti i parë serioz në këtë ndeshje i takoi Juventusit, të cilët me anë të Fabio Mirettit (47’) ishin shumë afër golit, mirëpo italiani nuk u tregua i saktë përballë portierit.
Një tollovi brenda zonës së Empolit, e shfrytëzoi Dusan Vlahovic (50’) i cili me lehtësi arriti ta çojë topin në rrjetë për 1-0.
Megjithatë, Empoli arriti ta shfrytëzojë avantazhin numerik në fushë, duke barazuar rezultatin në 1-1 me ane të Tomasso Baldanzit (70’).
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe Juventusi u desh të pajtohej me një pikë.
Juventusi është momentalisht lider i tabelës me 53 pikë të grumbulluara, por me një ndeshje më shumë të luajtur se Interi që ka 51 sosh në vendin e dytë.
sport,Empoli,JUVENTUS,serie a , Empoli,JUVENTUS,serie a