Më 9 korrik, Dinamo do të luajë ndaj Astanës takimin e parë të raundit të parë kualifikues në Conference League. Ndeshja është programuar të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, me fillim nga ora 21:00.
UEFA ka përcaktuar tashmë edhe trupën arbitrale që do të ndajë drejtësinë në këtë përballje. Gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë sllovaku Lukas Dzivjak.
Nga i njëjti shtet do të jenë edhe dy ndihmësit e tij, Milan Strbo dhe Akos Juhos.
Po ashtu, detyra e arbitrit të katërt i është besuar një tjetër sllovaku, Filip Glova.
Vlen të theksohet se në këtë fazë të UEFA Conference League nuk përdoret sistemi VAR, njësoj si edhe në ndeshjen e Vllaznisë dhe në atë të Elbasanit.




