Newcastle United e ka bërë zyrtare afrimin e Bazoumana Toure nga Hoffenheimi, në vijim të lëvizjeve për të forcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.
Futbollisti 20-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, që luan në krahun e sulmit, ka firmosur një marrëveshje afatgjatë me klubin anglez.
Sipas raportimeve të mëparshme, për kartonin e talentit afrikan Newcastle ka shpenzuar rreth 50 milionë euro.
Menjëherë pas prezantimit si lojtar i ri i klubit, Toure shprehu hapur gëzimin për kalimin në Ligën Premier.
“Jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu. Ka qenë ëndrra ime që kur isha fëmijë të luaja në Ligën Premier për një klub të madh si Newcastle”.
“Newcastle është si një familje dhe kjo do të më ndihmojë të jap më të mirën në fushë. Do të jap maksimumin çdo ditë për këtë fanellë”.
“Jam shumë i emocionuar që i bashkohem Newcastle dhe mezi pres të takoj bashkëlojtarët, tifozët dhe të gjithë njerëzit në klub. Gjithashtu mezi pres të luaj për herë të parë në St James’ Park”, ka deklaruar Toure.
Toure është afrimi i dytë për skuadrën e parë të Newcastle në këtë afat kalimtar, pas transferimit të portierit Ewen Jaouen nga Reimsi për 18.5 milionë funte./


