Albion Pllana transferohet te Gzira United në Maltë

Albion Pllana transferohet te Gzira United në Maltë

Lajme

Albion Pllana e ka vazhduar karrierën në një kampionat të ri, pasi është bërë pjesë e klubit maltez Gzira United.

Skuadra nga Malta ka zyrtarizuar afrimin e ish-futbollistit të Dukagjinit, për të cilin ka shprehur besim të madh për periudhën në vazhdim.

“Albion Pllana është lojtari ynë. Gzira United është e lumtur t’iu njoftoj transferimin e Albion Pllanës”.

“25-vjeçari mbrojtës i djathtë nga Kosova vjen tek ne, ndërsa po vazhdojmë të përforcojmë skuadrën tonë me lojtarë të talentuar dhe ambicioz”.

“Ish-lojtari i Kosovës U21, Albioni njihet për shpejtësinë, disiplinën mbrojtëse dhe aftësinë për të mbështetur sulmin”, njoftoi klubi nga Malta.

Ndërkaq, bazuar në të dhënat e publikuara nga “Transfermarkt”, ai ka firmosur një kontratë me kohëzgjatje njëvjeçare.//

Promo