Vllaznia karikon motorët për sfidën europiane, Alban Xhaferi i çon sinjal Malishevës me treshen Balaj-Gurishta-Murataj

Vllaznia karikon motorët për sfidën europiane, Alban Xhaferi i çon sinjal Malishevës me treshen Balaj-Gurishta-Murataj

Lajme

Të enjten, më 9 korrik, duke nisur nga ora 20:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të luajë ndaj Malishevës ndeshjen e parë të kualifikueseve të Conference League.

Në prag të kësaj përballjeje me peshë për shkodranët në arenën europiane, presidenti i klubit Alban Xhaferi ka preferuar të japë sinjalet e para përmes rrjeteve sociale, me një publikim në Instastory.

Në imazhin e shpërndarë prej tij dallohen sulmuesi Bekim Balaj, mbrojtësi Erdenis Gurishta dhe Edon Murataj. Ky postim shihet si një tregues i qartë i dëshirës së kuqebluve për të “shkelur gazin” që në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri.

Duhet theksuar se ekipi i drejtuar nga trajneri Edi Martini nuk është shfaqur shumë bindës në ndeshjet miqësore të luajtura gjatë fazës përgatitore, por te Vllaznia i gjithë përqendrimi është vendosur tashmë te kjo sfidë me rëndësi të madhe.



Promo