Visar Bekaj tregon si debutoi 16-vjeçar te Ramiz Sadiku dhe kaloi më pas te Prishtina

Visar Bekaj tregon si debutoi 16-vjeçar te Ramiz Sadiku dhe kaloi më pas te Prishtina

Lajme

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, ishte i ftuari i radhës në episodin më të fundit të podcastit “Arena e Yjeve”, ku foli hapur për rrugëtimin e tij në futbollin vendor dhe atë ndërkombëtar. Ky episod është realizuar me përkrahjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Gjatë bisedës, Bekaj rrëfeu se si erdhi debutimi i tij te Ramiz Sadiku në moshën 16-vjeçare, si edhe transferimi i mëvonshëm te Prishtina.

“Në moshën 15-vjeçare nëse nuk gabohem, Albert Bunjaku organizon një kamp të portierëve, shtune diele ushtronim gjithmonë te fusha e Flamurtarit”.

“Edhe ka qenë Bahri Berisha trajner i portierëve, Ahmet Beselica, që e kam tash edhe tek kombëtarja dhe ka qenë Besart Bajraktari ka mbrojtur në Suedi”.

“Edhe pastaj aty më ka parë Bahri Berisha dhe trajneri Ahmet. Pas kësaj trajneri Bahri më ka përcjellë, vinte më përcillte te Ramiz Sadiku me juniorë”.

“Unë stërvitesha edhe në Prishtinë me trajnerin Bahri, por edhe në Ramiz Sadik”, ka thënë Bekaj mes tjerash.

Episodin e plotë me Visar Bekajn mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. //

Promo