Paraqitjet e Gilberto Morës në Kupën e Botës 2026 e kanë vendosur atë mes emrave më të përfolur të futbollit ndërkombëtar, ndërsa interesimi nga klubet e mëdha evropiane është shtuar ndjeshëm. Mes tyre, Liverpooli raportohet se është futur seriozisht në garë për ta afruar.
Mesfushori ofensiv i ri i Tijuana-s shihet tashmë si një objektiv i rëndësishëm në planet e klubit nga ‘Anfield’, me drejtuesit që po ndjekin me vëmendje të madhe ecurinë e tij, veçanërisht pas asaj që ka treguar në turneun botëror.
Raportimet e medias holandeze De Telegraaf bëjnë të ditur se Liverpooli kryeson një listë prej pesë klubeve gjigante të Ligës Premier që e monitorojnë lojtarin. Në këtë garë përfshihen gjithashtu Manchester United, Manchester City, Arsenal dhe Chelsea.
Sipas këtyre raportimeve, trajneri Andoni Iraola e konsideron 17-vjeçarin si një pjesë me peshë për të ardhmen e repartit të mesfushës së Liverpoolit, duke e parë si një lëvizje strategjike në funksion të projektit afatgjatë në ‘Anfield’.
Vëmendja ndaj Morës u rrit edhe më shumë pas ndeshjes së fazës së 1/8 së finales kundër Ekuadorit, ku ai dha sinjale të qarta për cilësinë dhe pjekurinë që zotëron pavarësisht moshës, duke rënë në sy të skautëve nga e gjithë Evropa.
Ndonëse së fundmi ka firmosur rinovimin me klubin e tij deri në vitin 2029, kontrata përmban një klauzolë që i mundëson largimin drejt Evropës, çka mund ta bëjë të realizueshëm një transferim të madh gjatë verës.
Në treg, vlera e tij aktuale llogaritet mbi 40 milionë euro dhe kjo është një shumë që Liverpooli duket i gatshëm ta analizojë me seriozitet, për të siguruar shërbimet e një prej talenteve më premtues të futbollit botëror.


