Erling Haaland ka folur me tone shumë pozitive për Brazilin në prag të ndeshjes që do të vendosë fatin e dy përfaqësueseve në 1/16 e finales së Kupës së Botës 2026.
Ylli i Norvegjisë dhe i Manchester Cityt vlerësoi pa kursim pesë herë kampionët e botës, duke vënë në pah traditën e jashtëzakonshme të futbollit brazilian dhe emrat e mëdhenj që ky shtet i ka dhënë sportit ndër vite.
Të dielën, Norvegjia dhe Brazili do të zbresin në fushë në “New York New Jersey Stadium”, në atë që konsiderohet një nga përballjet më tërheqëse të fazës me eliminim direkt të Botërorit, ndërsa vetë Haaland e cilësoi këtë si një takim të veçantë për të.
“Brazili është një skuadër që e admiron që nga fëmijëria. Për aq kohë sa më kujtohet, me të gjithë lojtarët fantastikë që kanë pasur, të luash kundër Brazilit do të jetë diçka e veçantë dhe e pabesueshme”.
“Është një vend i bukur dhe i mrekullueshëm. Do të jetë fantastike. Nëse je Brazili, mund të kesh lojtarët më të mirë në botë, sepse ky është Brazili”.
Gjatë deklaratave të tij, sulmuesi norvegjez u ngacmua edhe për një mesazh të mundshëm drejt tifozëve brazilianë, sidomos duke pasur parasysh se di disa fjalë në portugalisht.
“Unë e dua Brazilin!”, u përgjigj Haaland me entuziazëm.
Tani mbetet për t’u parë nëse kjo simpati e madhe e sulmuesit të Norvegjisë për Brazilin do të mbetet e njëjtë edhe pas sfidës së së dielës, kur të dyja skuadrat do të përballen për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026./


