Merkato

Skënderbeu afron Victor Braga, mesfushorin me vlerë 250 mijë euro dhe ish-lojtarin e Santos

Victor BragaVictor Braga është futbollisti më i ri i Skënderbeu [...] Read More... The post Skënderbeu afron Victor Braga, mesfushorin me vlerë 250 mijë euro dhe ish-lojtarin e Santos appeared first on Albeu.com.

Skënderbeu afron Victor Braga, mesfushorin me vlerë 250 mijë euro dhe ish-lojtarin e Santos

Skënderbeu ka zyrtarizuar afrimin e Victor Braga, i cili bëhet lojtari më i ri i skuadrës korçare. Mesfushori brazilian 25-vjeçar vjen pas eksperiencës së tij të fundit në Kazakistan me Tobol Kostanay dhe tashmë ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tij, Braga ka luajtur në Kazakistan jo vetëm me Tobol Kostanay, por edhe me Zhetysu, Ordabasy dhe Maktaaral. Ndërkohë, në Hungari ka qenë pjesë e Debrecen, ndërsa në Brazil është aktivizuar me Avenida, Santa Cruz, Londrina PR dhe Santos B.

Futbollisti brazilian ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me klubin, ndërsa marrëveshja përfshin edhe opsionin e rinovimit për një tjetër sezon. Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij aktuale është 250 mijë euro.

“Victor Braga është lojtari më i ri që i bashkohet klubit, mesfushori brazilian 24-vjeçar, vjen pas eksperiencave në Kazakistan dhe Hungari, ku ka qenë pjesë e klubeve si Tobol dhe Debrecen. Suksese”, shkruan klubi korçar.




https://www.facebook.com/reel/2029380157785012/
https://www.facebook.com/reel/2029380157785012/