Santi Cazorla mbyll karrierën si futbollist në moshën 41-vjeçare

Santi Cazorla mbyll karrierën si futbollist në moshën 41-vjeçare

Lajme

Santi Cazorla, ish-mesfushori i Arsenalit dhe i kombëtares së Spanjës, ka shpallur tërheqjen nga futbolli në moshën 41-vjeçare, duke ulur siparin mbi një karrierë më shumë se 20-vjeçare, e cila përfshiu edhe dy tituj të Kampionatit Evropian me Spanjën.

Vendimi i tij erdhi pas sezonit të fundit me Real Oviedon, skuadrën asturiane që ai ndihmoi të ngjitej në La Liga në vitin 2025. Lajmin për largimin nga futbolli e bëri publik përmes rrjeteve sociale.

Në një video të publikuar në platformën X, Cazorla u shpreh: “Tani që gjithçka po merr fund, ndërsa mbledh valixhet dhe zhurma ia lë vendin heshtjes, gjithçka ka kuptim sepse ky fund nuk ndodhi askund, isha në shtëpi”.

Rrugëtimi i tij në futboll nisi në akademinë e Villarrealit, ndërsa më pas luajti edhe për Recreativon dhe Malagan. Ai u kthye në një figurë legjendare pasi firmosi me Arsenalin në vitin 2012. Me Spanjën fitoi dy herë Kampionatin Evropian, në 2008 dhe 2012, ndërsa për shkak të një dëmtimi mungoi në triumfin e Kupës së Botës 2010.

Pas gjashtë sezonesh te “Topçinjtë”, periudhë gjatë së cilës fitoi dy Kupa FA, në vitet 2014 dhe 2015, Cazorla u rikthye te Villarreali. Më vonë ai u transferua te Al Sadd në Katar, përpara se të rikthehej te Oviedo në vitin 2023.

Në një deklaratë, klubi asturian theksoi: “Real Oviedo dhe Santi Cazorla po i japin fund njërit prej kapitujve më të bukur në historinë e kohëve të fundit të klubit. Cazorla ka vendosur të kthehet për pagën minimale të lejuar në ligë dhe i ka dhënë klubit të gjitha të drejtat për të përdorur imazhin dhe emrin e tij”.

https://x.com/19SCazorla/status/2072622338550428055
https://x.com/RealOviedo/status/2072622393315455461

Promo