Stiven Shpendi ende nuk ka gjetur golin e tij të parë me Empolin. Sulmuesi shqiptar nuk ka lënë ndikimin e pritur në Serinë A dhe klube të shumta kanë menduar të përfitojnë nga kjo situatë. Disa skuadra në Serinë B kanë shfaqur interes për talentin e Kombëtares U21 të Shqipërisë. Opsioni i huazimit një kategori më poshtë deri në fund të sezonit është hedhur si hipotezë. Por ky opsion do të mbetet vetëm në fazën e hipotezës.
Mediat italiane raportojnë se kontrata e Shpendit me Empolin e mban atë të lidhur me ekipin toskan. Empoli e ka transferuar sulmuesin shqiptar me formulën e huazimit deri në verën e 2025-s, kur do të ketë edhe detyrimin kontraktual për të blerë kartonin e tij. Duke qenë se deri në vitin 2025 Shpendi do të jetë pjesë e Empolit në formën e huazimit, e bën të pamundur largimin e tij diku tjetër gjatë kësaj merkatoje dimërore. /Sport Ekspres/
sport,Empoli,serie a,stiven shpendi , Empoli,serie a,stiven shpendi