Arsenali është duke planifikuar deri në gjashtë transferime gjatë kësaj vere, ndërsa Morgan Rogers i Aston Villës vazhdon të jetë një nga emrat më të rëndësishëm në listën e klubit, sipas Daily Express.
Burimi në fjalë bën të ditur se “Topçinjtë” po e ndjekin me vëmendje situatën e Rogers, teksa paralelisht po analizojnë edhe opsione të tjera përpara nisjes së sezonit të ri.
Në mesin e futbollistëve që pëlqehen nga klubi londinez është edhe sulmuesi i Paris Saint-Germain, Bradley Barcola. Po ashtu, raportohet se Arsenali ka paraqitur një ofertë prej 55 milionë funtesh për mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes.
Në listën e lojtarëve që po vëzhgohen nga afër nga skautët e Arsenalit përfshihen edhe Alex Scott i Bournemouthit, Kerim Alajbegovic dhe Christos Tzolis.
Disa nga objektivat e klubit mbeten ende të përfshirë në Kupën e Botës, ndaj pritet që bisedimet të marrin më shumë ritëm pas mbylljes së turneut.
Me synimin për të forcuar disa reparte të skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta, Arsenali po përgatitet për sezonin 2026/27.
Klubi nga Londra kërkon të vazhdojë mbi bazën e rezultateve të fundit nën drejtimin e Artetës, me Rogers dhe Barcola që konsiderohen si alternativa për repartin ofensiv, ndërsa Guimaraes shihet si një nga objektivat kryesorë për mesfushën në kuadër të planeve intensive të afatit kalimtar veror.



