Marc Cucurella doli para mediave në prag të përballjes së Spanjës ndaj Austrisë në 1/16-at e Kupës së Botës, ku iu nënshtrua një sfide që nuk ishte aspak e thjeshtë.
Gjatë kësaj loje, mbrojtësit spanjoll iu paraqitën dyshe futbollistësh dhe ai duhej të përcaktonte se kë konsideronte më të mirin në secilin krahasim. Përgjigjet e tij nuk vonuan të shkaktonin reagime dhe diskutime në internet.
Pyetja e parë ishte Kylian Mbappe apo Lamine Yamal, ndërsa Cucurella vendosi të zgjedhë bashkëlojtarin e tij te Spanja, Yamal.
Ai e bëri menjëherë të qartë se kjo zgjedhje lidhej vetëm me periudhën e turneut, duke qenë se të dy janë pjesë e së njëjtës përfaqësuese.
Në përballjen mes Lionel Messit dhe Luka Modricit, spanjolli nuk pati asnjë dilemë dhe u rreshtua në anën e ikonës argjentinase. Ndërsa mes Jude Bellingham dhe Federico Valverdes, ai dha përparësi mesfushorit uruguaian.
Kur u pyet për dy brazilianët, Vinicius Junior apo Raphinha, Cucurella zgjodhi futbollistin e Real Madridit, duke i dhënë më shumë peshë ndikimit të tij në lojë.
Vëmendje të veçantë mori edhe vendimi i tij në krahasimin Ousmane Dembele-Michael Olise, pasi mbrojtësi befasoi duke preferuar yllin e Bayern Munichut.
Në fund, te dueli mes dy sulmuesve të mëdhenj Erling Haaland dhe Harry Kane, zgjedhja e Cucurellas ra mbi norvegjezin, duke përmbyllur kështu një seri përgjigjesh që pritet të ushqejnë debat mes tifozëve.



