Korabi pa trajner, Alfred Deliallisi njofton largimin nga pankina

Kategoria e ParëAlfred Deliallisi, ka publikuar vendimin se i ka dhënë fund pozitës si trajner i Korabit në Kategorinë e Parë [...] Read More... The post Korabi pa trajner, Alfred Deliallisi njofton largimin nga pankina appeared first on Albeu.com.

Korabi pa trajner, Alfred Deliallisi njofton largimin nga pankina

Korabi do të vijojë pa trajnerin Alfred Deliallisi, pasi 33-vjeçari ka bërë publik vendimin për t’u larguar nga posti i teknikut të skuadrës së Kategorisë së Parë. Njoftimin për mbylljen e bashkëpunimit me ekipin e Peshkopisë ai e ka dhënë përmes një “story” në rrjetet sociale.

Deliallisi mori në dorë drejtimin e Korabit më 6 mars të vitit 2025. Gjatë periudhës së tij në pankinë, ai regjistroi 41 ndeshje, me bilanc prej 13 fitoresh, 13 barazimesh dhe 15 humbjesh.

Sa i takon sezonit 2025-2026, formacioni verior e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të renditjes, duke mbetur larg objektivave. Megjithatë, skuadra arriti të shmangë rënien në Kategorinë e Dytë.