Casillas hedh idenë për revolucion në futboll: katër pjesë nga 25 minuta mes debatit për pushimet e hidratimit

Casillas hedh idenë për revolucion në futboll: katër pjesë nga 25 minuta mes debatit për pushimet e hidratimit

Lajme

Pushimet tre-minutëshe për hidratim janë kthyer tashmë në një element të rregullt të ndeshjeve në Kupën e Botës FIFA 2026, duke sjellë disa risi në zhvillimin e lojës.

Këto ndërprerje kanë shkaktuar diskutime të shumta, pasi kritikat janë përqendruar te prishja e ritmit të takimit, shtimi i kohës së ndalesave dhe zgjerimi i hapësirës për ndërprerje komerciale.

Megjithatë, ndonëse një pjesë e tifozëve dhe analistëve nuk i shohin me sy të mirë, ka edhe nga ata që i mbështesin.

Njëri prej tyre është Iker Casillas, emër i njohur i futbollit spanjoll dhe i Real Madridit.

Ish-portieri i Spanjës reagoi në rrjetet sociale, ku hodhi një ide për një ndryshim të thellë në mënyrën se si është ndërtuar loja.

“Duke parë se si pushimet për hidratim janë bërë tashmë një veçori e rregullt në ndeshje, a nuk mendoni se të luhen katër periudha 25-minutëshe do të ishte një ide e mirë në ndeshjet e futbollit? Thjesht e po e them këtë”, ka shkruar Casillas.

https://x.com/IkerCasillas/status/2071774161148473434

Promo