VIDEO/ Laçi vjen me objektiva të mëdha në Superiore, portierët e kampionëve përgatiten për sezonin e ri

VIDEO/ Laçi vjen me objektiva të mëdha në Superiore, portierët e kampionëve përgatiten për sezonin e ri

Lajme

Pas shpalljes kampion në Kategorinë e Parë në sezonin që lamë pas, Laçi po rikthehet në Superiore me synime të qarta.

Në prag të një edicioni intensiv 2026/2027, klubi kurbinas ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një video, ku shfaqen disa momente nga seanca stërvitore e dy portierëve.

Te Laçi, kërkesat duken të larta dhe pritshmëritë po ashtu, ndaj fokusi është te një grup i përgatitur dhe i etur për sukses, duke nisur që nga katërkëndëshi i portës.

Kurbinasit tregojnë se nuk i tremben rivalitetit dhe në Superiore synojnë të paraqiten sa më mirë të jetë e mundur.

https://www.instagram.com/reel/DaLr_DBhmDk
https://www.instagram.com/reel/DaLr_DBhmDk

Promo