Pas nisjes dje të ndeshjeve të fazës me eliminim direkt në Kupën e Botës 2026, sot Brazili dhe Japonia matin forcat mes tyre në garën për një vend në çerekfinale.
Kjo sfidë konsiderohet ndër më tërheqëset e kësaj faze, pasi të dyja përfaqësueset hyjnë në fushë me objektivin e qartë për të prerë biletën për më tej.
Në letër, “Seleçao” shihet si skuadra favorite, kryesisht për shkak të nivelit të lartë individual në sulm, aty ku dallohen Vinicius Junior dhe Matheus Cunha.
Nga ana tjetër, Japonia synon të vijojë rrugëtimin surprizues në këtë turne, duke u mbështetur te organizimi i lojës, disiplina taktike dhe shpejtësia në kundërsulm.
Parashikohet një duel me intensitet të lartë, ku brazilianët do të përpiqen të kontrollojnë zotërimin e topit, ndërsa japonezët do të kërkojnë të përfitojnë nga çdo hapësirë për të goditur rivalin. Skuadra që do të triumfojë në këtë përballje do të vazhdojë rrugën drejt 16 skuadrave më të mira të Botërorit.
Brazili: Alisson, Danilo, Marquinhos, Gabriel Magalhães, Douglas Santos, Casemiro, Bruno Guimarães, Lucas Paquetá, Rayan, Vinicius Junior, Matheus Cunha.
Japonia: Zion Suzuki, Takehiro Tomiyasu, Shogo Taniguchi, Hiroki Ito, Ritsu Doan, Kaishu Sano, Daichi Kamada, Keito Nakamura, Daizen Maeda, Junya Ito, Ayase Ueda.



