Manchester City ka bërë zyrtare emërimin e Enzo Marescas si trajner të ekipit.
Klubi anglez ka vendosur ta zëvendësojë Pep Guardiolan me ish-ndihmësin e tij, i cili deri vonë drejtonte Chelsean.
Në njoftimin zyrtar, City bëri të ditur se tekniku italian ka firmosur një marrëveshje trevjeçare, e cila mbetet në fuqi deri në vitin 2029.
“Manchester City është i lumtur të konfirmoj afrimin e Enzo Maresca si trajner. Italiani ka nënshkruar kontratë trevjeçare deri në verën e vitit 2029”, thuhet në komunikatë.
Vetë Maresca u shpreh i kënaqur për rikthimin te City dhe për skuadrën që do të marrë drejtimin.
“Manchester City është klub që e njoh shumë mirë dhe për ta menaxhuar këtë klub është mundësi brilante për mua”.
“Do të jetë aventura ime e tretë këtu. E njoh këtë klub, kërkesat dhe pritjet. Kualiteti i njerëzve që punojnë këtu e bënë të veçantë dhe dua t’i falënderoj që kanë shfaqur besim në aftësinë time”, deklaroi ai.



