Ardian Takaj në zi, presidenti i Skënderbeut humb nënën

Ardian Takaj në zi, presidenti i Skënderbeut humb nënën

Lajme

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, po përjeton një ditë të rëndë, pasi ka humbur nënën e tij, e cila është ndarë nga jeta sot, duke lënë pas dhimbje të madhe në familje.

Lajmi është bërë i kuptueshëm fillimisht në mënyrë të tërthortë nga vetë Takaj, i cili vendosi në foton e profilit një fjongo të zezë. Më pas, kreu i klubit korçar publikoi në “Story” edhe një foto pranë nënës së tij.

Vlen të kujtohet se vetëm një vit më parë, presidenti i Skënderbeut humbi edhe të atin, Petrit Takajn. Sot, Ardian Takaj dha lajmin e hidhur edhe për humbjen e nënës së tij, një tjetër goditje e rëndë për familjen.



Promo