E ardhmja e Ernest Muçit në Superligën turke mbetet ende e paqartë, edhe pse Trabzonspor e bleu përfundimisht kartonin e tij nga Besiktas për 8.5 milionë euro.
Për 25-vjeçarin ka mbërritur së fundmi një tjetër interesim i rëndësishëm në merkato. Sipas asaj që mësohet, Napoli ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 16 milionë eurosh, duke përfshirë gjithashtu edhe huazimin e një lojtari, për të marrë shërbimet e futbollistit të Kombëtares shqiptare.
Shqiptari vlerësohet nga Massimiliano Allegri dhe drejtuesit e nënkampionëve të Serie A italiane kanë nisur konkretisht lëvizjet për ta afruar. Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo marrëveshje, që do të përbënte një transferim rekord për Muçin, do të mbyllet me sukses.







