Flamurtari ka prezantuar Mehdi Çobën si afrimin më të ri të skuadrës. Sulmuesi 26-vjeçar i ka dhënë fund eksperiencës së tij me Drenicën në Superligën e Kosovës, për të nisur një kapitull të ri në Vlorë.
Për lojtarin bëhet fjalë për një kthim në Shqipëri, pasi më parë ka qenë pjesë e Vllaznisë. Ai u nda nga shkodranët në korrik të vitit 2025, moment kur firmosi me Gjilanin në Kosovë.
Vlen të theksohet se kuqezinjtë e mbyllën në mënyrë zhgënjyese sezonin e fundit në “Abissnet Superiore”. Flamurtari u rendit në vendin e fundit dhe ra në Kategorinë e Parë, kategori ku do të garojë edhe sezonin e ardhshëm.
Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit Mehdi Çoba, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. 26-vjeçari vjen për të forcuar repartin ofensiv të skuadrës, duke sjellë cilësi, energji dhe ambicie për objektivat e Flamurtarit. Mirë se erdhe në familjen kuqezi, Mehdi!


