Elbasani pranë marrëveshjes me Igor Aleksovskin, portieri ish-i Flamurtarit drejt “verdhebluve”

Elbasani pranë marrëveshjes me Igor Aleksovskin, portieri ish-i Flamurtarit drejt “verdhebluve”

Lajme

Elbasani duket shumë pranë afrimit të Igor Aleksovskit për portën. Sipas raportimeve të “infosportmk”, nënkampionët e Superiores po bëhen gati të sigurojnë shërbimet e ish-portierit të Flamurtarit.

Gardiani maqedonas u nda me “kuqezinjtë” në përfundim të sezonit të kaluar, teksa në këtë vendim ndikoi edhe rënia e skuadrës nga elita. Tashmë, 31-vjeçari mësohet se ka pranuar ofertën e Elbasanit dhe është gati të vishet me fanellën e ekipit të ri.

Gjatë eksperiencës te Flamurtari, Igor Aleksovski u aktivizua në 35 ndeshje kampionati dhe pësoi 43 gola. Tani, për të pritet të nisë një aventurë e re me “verdheblutë”.

Promo