Laçi nis përforcimet për Superiore, bardhezinjtë afrojnë goleadorin Sokol Kiqina me synime të mëdha për 2026/27

Laçi nis përforcimet për Superiore, bardhezinjtë afrojnë goleadorin Sokol Kiqina me synime të mëdha për 2026/27

Lajme

Laçi e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e parë në Kategorinë e Parë, duke vulosur kështu edhe ambicien për t’u rikthyer fuqishëm në Superiore në sezonin e ri 2026/27.

Në kuadër të këtij projekti, klubi kurbinas ka realizuar edhe lëvizjen e parë në repartin ofensiv. Bëhet fjalë për Sokol Kiqinën, i cili bashkohet me bardhezinjtë nga Dinamo e Ferizajt në Superligën e Kosovës, skuadër me të cilën në edicionin e sapopërfunduar realizoi 17 gola.

Sulmuesi 24-vjeçar konsiderohet një element me perspektivë për fazën sulmuese, ndërsa për Laçin ky transferim shihet si një shtysë shtesë për ta nisur Superioren me një ofensivë të frikshme.

POSTIMI:

“KF Laçi ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e parë që i bashkohet ekipit bardhezi përpara nisjes së sezonit të ri. Klubi ynë ka arritur akordin me sulmuesin 24-vjeçar nga Kosova, Sokol Kiqina.

Pas eksperiencës tek ekipi i KF Dianmo Ferizaj ku shënoi 17 gola në total, Kiqina vesh fanellën bardhezi duke u bërë kështu përforcimi ynë më i ri.

KF Laçi i uron suksese në këtë aventurë të re!”

https://www.instagram.com/p/DaDpWZBttRo
https://www.instagram.com/p/DaDpWZBttRo

Promo