Egnatia mbetet aktive në treg, kampionët e Superiores afërsojnë ish-lojtarin e kuqezinjve

Egnatia mbetet aktive në treg, kampionët e Superiores afërsojnë ish-lojtarin e kuqezinjve

Lajme

Egnatia po vijon me ritëm të lartë lëvizjet në merkaton e verës, teksa kampionët e Superiores kanë qenë shumë aktivë në afrimet e reja për t’i ofruar më tepër alternativa trajnerit Nevil Dede.

Sipas raportimeve të mediave në Maqedoni, klubi nga Rrogozhina ka arritur marrëveshjen për mbrojtësin e majtë Numan Ajeti, i cili vetëm pak orë më parë ndërpreu bashkëpunimin me Shkëndijën e Tetovës.

Pas një sezoni në kampionatin maqedonas me fanellën e tetovarëve, ku regjistroi 24 paraqitje, Ajeti tashmë transferohet te kampionët e Shqipërisë, duke shtuar një tjetër alternativë në repartin e prapavijës përpara nisjes së sezonit të ri.

https://www.instagram.com/p/DaDg3tNMY9r
https://www.instagram.com/p/DaDg3tNMY9r

Promo