Sulmuesi i krahut te Portugalisë, Pedro Neto, ka mohuar pretendimet se kombëtarja e tij është e varur plotësisht nga paraqitjet e Cristiano Ronaldos.
Debati mbi rolin e yllit të Al Nassr mori hov pas ndeshjes së parë të Ronaldos në Kupën e Botës, kur ai nuk arriti të shënojë apo të japë asist në barazimin 1-1 ndaj RD të Kongos. Megjithatë, ai reagoi më pas duke realizuar dy herë në triumfin 5-0 ndaj Uzbekistanit në fazën e grupeve.
Pavarësisht diskutimeve të krijuara pas asaj paraqitjeje hapëse, Neto nuk ndan të njëjtin mendim për varësinë e Portugalisë nga Ronaldo.
“Mendoj se Cristiano është shumë i rëndësishëm për ne, por besoj se fjala varësi’ është paksa shumë e fortë”, deklaroi fillimisht Neto.
“Po, e kuptojmë që nëse ia çojmë topin brenda zonës së penalltisë, ka një probabilitet shumë të lartë që ai të shënojë. Megjithatë, ne sigurisht krijojmë mundësi për të shënuar gola për çdo lojtar në fushë dhe kjo është pikërisht ajo mbi të cilën punojmë”.
“Ne kemi taktikat tona dhe stilin tonë të lojës. Nuk mendoj se varemi nga Cristiano, por sigurisht, kemi besim të plotë tek ai”, përfundoi sulmuesi anësor i Portugalisë.


