Neymar rikthehet te Brazili mes emocionesh të forta pas ndeshjes me Skocinë

Neymar rikthehet te Brazili mes emocionesh të forta pas ndeshjes me Skocinë

Lajme

Pas ndeshjes së Brazilit kundër Skocisë, një prej skenave më emocionuese të Kupës së Botës 2026 ishte rikthimi i shumëpritur i Neymarit me fanellën e “Seleçaos”.

34-vjeçari u hodh në fushë në pjesën e dytë, duke shënuar kështu paraqitjen e tij të parë me kombëtaren braziliane që prej tetorit të vitit 2023.

Ndonëse nuk gjeti golin, kthimi i tij në lojë mori një peshë të veçantë, pasi sulmuesi brazilian kishte qëndruar për një kohë të gjatë larg futbollit për shkak të lëndimeve.

Me të mbaruar takimi, Neymari u pushtua nga emocionet dhe nuk mundi t’i fshihte ato.

Teksa festonte së bashku me bashkëlojtarët, lotët i rrëshqisnin në fytyrë, në një moment të ngarkuar ndjenjash pas kthimit të shumëpritur te përfaqësuesja e Brazilit.

Imazhet e tij duke qarë u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke prekur tifozët e futbollit anembanë botës dhe duke treguar sa domethënës ishte ky rikthim për një nga yjet më të mëdhenj të brezit të tij.

Promo