Sipas raportimeve të medias spanjolle Marca, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është duke përgatitur një listë alternativash për repartin ofensiv, në rast se klubi nuk arrin marrëveshje për yllin e Atletico Madridit, Julian Alvarez.
Klubi katalunas ka veçuar si alternativa sulmuesin e Manchester Unitedit, Benjamin Sesko, golashënuesin e Borussia Dortmundit, Serhou Guirassy, si edhe talentin e Levantes, Karl Etta Eyong.
Megjithëse pati vështirësi në fillim të sezonit, Sesko e rigjeti ritmin në gjysmën e dytë të kampionatit, duke shënuar gjithsej 11 gola në Ligën Premier.
Sulmuesi slloven nuk pritet të dalë në shitje këtë verë, pasi trajneri Michael Carrick e sheh atë si një element të rëndësishëm të projektit afatgjatë të klubit.
Në anën tjetër, Guirassy, i cili është nën kontratë me Borussia Dortmundin deri në vitin 2028, pati një sezon shumë të mirë duke regjistruar 22 gola dhe tetë asistime në të gjitha garat.
Ndërkohë, Karl Etta Eyong, një emër që ishte në listën e Barcelonës edhe verën e kaluar, kaloi një periudhë të vështirë gjatë sezonit të fundit.
Ndonëse e nisi mirë aventurën te Levante, sulmuesi më pas hasi probleme për të ruajtur vazhdimësinë para portës kundërshtare.//


