Ernis Qestaj zyrtarizohet te Karlovac, nis aventurën e re në Kroaci

Sulmuesi 19-vjeçar nga Kosova, Ernis Qestaj, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij, duke u bashkuar me klubin kroat Karlovac, që bën gara në nivelin e dytë të futbollit kroat.Qestaj vjen te skuadra e re pas ndërprerjes me marrëveshje të kontratës me NK Slaven Belupo. Ai ishte pjesë e klubit

Ernis Qestaj zyrtarizohet te Karlovac, nis aventurën e re në Kroaci

Ernis Qestaj, sulmuesi 19-vjeçar nga Kosova, ka bërë hapin e radhës në karrierë, pasi është transferuar te Karlovac, klub që garon në kategorinë e dytë të futbollit kroat.

Talenti kosovar i bashkohet skuadrës së re pas përfundimit me marrëveshje të kontratës së tij me NK Slaven Belupo. Ai ishte bërë pjesë e ekipit nga Koprivnica në verën e vitit 2024, kur u transferua nga Phoenix i Kosovës.

Në edicionin e fundit, Qestaj zhvilloi gjithsej 6 ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Slaven Belupos, prej tyre 5 në kampionat dhe 1 në Kupën e Kroacisë.

Te Karlovaci, ai pritet të ofrojë freski në fazën sulmuese, më shumë alternativa në repartin ofensiv dhe garë më të madhe brenda skuadrës.

“Ernis, mirë se erdhe në Karlovac!”, thuhej në mesazhin e klubit kroat në momentin e prezantimit të futbollistit kosovar.

Qestaj është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Kosovës U19, me të cilën aktivizohet me shumë sukses.