Pas humbjes së thellë 5-0 ndaj Portugalisë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026, përzgjedhësi i Uzbekistanit, Fabio Cannavaro, u paraqit në konferencë për shtyp ku foli me superlativa për Cristiano Ronaldon.
“U përgatitëm me kujdes. E studiuam Portugalinë, punuam në organizimin tonë mbrojtës dhe folëm shumë për Ronaldon”.
Sipas trajnerit italian, ka futbollistë që janë në gjendje ta ndryshojnë fatin e një ndeshjeje brenda një çasti, ndërsa theksoi se Ronaldo e tregoi pikërisht këtë. “Por disa lojtarë kanë aftësinë ta ndryshojnë një ndeshje në një moment të vetëm dhe sot Cristiano tregoi saktësisht pse është një nga futbollistët më të mëdhenj në histori”.
Cannavaro komentoi edhe dy golat e realizuar nga kapiteni i Portugalisë, duke veçuar mënyrën se si u shfaq cilësia e tij në të dy rastet.
“Dy golat e tij ishin të ndryshëm, por të dy treguan cilësinë e tij. Lëvizja, koha e reagimit dhe qetësia para portës ishin të jashtëzakonshme. Edhe kur mendon se e ke situatën nën kontroll, ai gjen një mënyrë për të krijuar rrezik dhe për të ndëshkuar gabimet”.
Ai nënvizoi se te Ronaldo nuk e mahnitin vetëm golat, por sidomos mënyra si e qaset lojës dhe mentaliteti që vazhdon të ruajë.
“Në moshën që ka, ajo që më bën më shumë përshtypje nuk janë vetëm golat, por edhe mentaliteti i tij. Ai vazhdon të luajë me urinë e një lojtari të ri që dëshiron të dëshmojë veten. Pikërisht ky qëndrim i dallon lojtarët e mëdhenj nga ata legjendarë, si ai”.
Në vazhdim, Portugalia do të përballet me Kolumbinë, ndërsa Uzbekistani do të ketë punë ndaj Dr. Congos.


