Milani kërkon ta përforcojë mbrojtjen me lojtarin që ka vetëm dy ndeshje në Premier Ligë

Lajme

Milani është duke kërkuar një qendërmbrojtës për ta transferuar në afatin kalimtar dimërorë.

Gjiganti italian ka pasur probleme me lëndime të shumta në mbrojtje dhe trajneri Stefano Pioli ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e një qendërmbrojtësi tjetër në afatin kalimtar të janarit.

Emri i ri në listën e Rossonerëve është qendërmbrojtësi anglez i Evertonit, Ben Godfrey.

26-vjeçari ka humbur vendin e titullarit te Evertoni këtë vit dhe ka luajtur vetëm në dy ndeshje, 90 minuta ndaj Burnley dhe vetëm një minutë ndaj Sheffield United.

Megjithatë anglezi vlerësohet nga Milani që ka kontaktuar Evertonin duke kërkuar huazimin e tij për gjashtë muaj.

Rossonerët duan huazimin e lojtarit dhe të kenë mundësinë e blerjes në verë, edhe pse Evertoni po kërkon që blerja të jetë obligative pas një numri të ndeshjeve.

Anglezi ka katër vite që është pjesë e Evertonit kur iu bashkua nga Norwich City në verën e vitit 2020 për 27,5 milionë euro. /Telegrafi/



sport,ben godfrey,Milan,Premier League,serie a , ben godfrey,Milan,Premier League,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *