Merkato

Dinamo mbyll bashkëpunimin me Rustem Hoxhën, mbrojtësi me eksperiencë largohet nga kryeqytetasit

DinamoVetëm disa minuta më parë, klubi i Dinamos ka publikuar vendimin për mbylljen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Rustem Hoxha [...] Read More... The post Dinamo mbyll bashkëpunimin me Rustem Hoxhën, mbrojtësi me eksperiencë largohet nga kryeqytetasit appeared first on Albeu.com.

Dinamo mbyll bashkëpunimin me Rustem Hoxhën, mbrojtësi me eksperiencë largohet nga kryeqytetasit

Dinamo ka bërë publik vetëm pak minuta më parë vendimin për përfundimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Rustem Hoxha.

Mbrojtësi 34-vjeçar ishte pjesë e “bluve” të kryeqytetit për 3 vite dhe në karrierën e tij ka fituar gjithçka në elitën e futbollit shqiptar, që nga Superiorja, te Kupa dhe Superkupa e Shqipërisë.

Te Dinamo, Hoxha është konsideruar një “vlerë e shtuar”, sidomos për shkak të eksperiencës që sillte në skuadër. Në sezonin 2025-2026, ai u aktivizua vetëm në 1 ndeshje, teksa problemet fizike u shndërruan në një makth për të.

Ende nuk dihet se cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm, ndërsa sipas “Transfermarkt”, vlera e lojtarit është 25 mijë euro.

https://www.instagram.com/p/DZ5D1D2oGPj
https://www.instagram.com/p/DZ5D1D2oGPj