Merkato

Zyrtare/ Serjan Repaj i jep fund aventurës te Vora, mbrojtësi shkodran firmos në Ukrainë

Serjan RepajKlubi nga Premier League ukrainase, Epicentr Kamyanets-Podilskyi, ka zyrtarizuar transferimin më të ri, qendërmbrojtësin shkodran Serjan Repaj [...] Read More... The post Zyrtare/ Serjan Repaj i jep fund aventurës te Vora, mbrojtësi shkodran firmos në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Zyrtare/ Serjan Repaj i jep fund aventurës te Vora, mbrojtësi shkodran firmos në Ukrainë

Epicentr Kamyanets-Podilskyi, skuadër e Premier League ukrainase, ka bërë publik afrimin e radhës, duke zyrtarizuar mbërritjen e qendërmbrojtësit shkodran Serjan Repaj.

Në moshën 25-vjeçare, futbollisti ka zgjedhur të mbyllë eksperiencën me Vorën dhe të vijojë karrierën në një klub jashtë vendit. Gjatë kohës te ekipi i drejtuar nga Arjan Bellaj, Repaj ishte kthyer në një pikë reference në repartin defensiv, ndaj largimi i tij lë një boshllëk të ndjeshëm te vorakët.

Në sezonin e fundit, ai u aktivizua në 33 nga 36 ndeshjet e Superiores, duke qenë një titullar i padiskutueshëm dhe një element me peshë e personalitet në mbrojtje.

https://www.instagram.com/p/DZ4Qfsdotq5
https://www.instagram.com/p/DZ4Qfsdotq5