Lukaku kalon minutazhin me Belgjikën në Botëror krahasuar me të gjithë sezonin te Napoli

Lukaku kalon minutazhin me Belgjikën në Botëror krahasuar me të gjithë sezonin te Napoli

Lajme

Romelu Lukaku u aktivizua sot për herë të dytë rresht me Belgjikën në Kupën e Botës. Pas paraqitjes së parë si zëvendësues, në ndeshjen e dytë trajneri Rudi García vendosi ta hedhë në fushë nga minuta e parë.

Për shkak të gjendjes fizike, sulmuesi belg nuk ia doli ta mbyllte takimin në fushë dhe u zëvendësua gjatë lojës. Sidoqoftë, dy aktivizimet e tij në këtë Botëror i kanë sjellë gjithsej 97 minuta.

Kjo përbën një situatë të veçantë, sepse Lukaku ka grumbulluar më shumë minuta me Belgjikën në Kupën e Botës sesa ka luajtur gjatë gjithë sezonit me Napolin.

Te skuadra italiane, ai ka marrë vetëm 64 minuta në total, si pasojë e problemeve të përsëritura fizike.

Gjatë sezonit të fundit me Napolin, Lukaku ka zhvilluar 5 ndeshje në Serie A për 40 minuta gjithsej, ka shtuar 16 minuta në Kupën e Italisë dhe 8 minuta në Ligën e Kampionëve.

Promo