Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet si mysafire me Izraelin në Hungari, konkretisht në stadiumin “Nagyerdei”.
Për shkak të luftës, Izraeli po vazhdon t’i luajë ndeshjet si vendas në stadiume neutrale, ndërsa për ndeshjen ndaj Kosovës ka përzgjedhur Hungarinë.
UEFA ka bërë të ditur se takimi, i cili do të zhvillohet më 1 tetor 2026, do të luhet në “Nagyerdei Stadion”.
Po ashtu, kujtojmë se Kosova do t’i rikthehet “aksionit” në muajin shtator, kur për herë të parë do të luajë katër ndeshje brenda 14 ditëve.
Gjithashtu, në Ligën B të Ligës së Kombeve, “Dardanët” bëjnë pjesë në të njëjtin grup kualifikues me Austrinë, Irlandën dhe Izraelin.//


