Zyrtare: Edvin Kuç rikthehet te Ballkani në Suharekë

Lajme

Ballkani e ka rikthyer në Suharekë ish-mesfushorin Edvin Kuç.

Kuç, i cili më parë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te “Xhebrailat”, është kthyer sërish me synimin për ta fituar përsëri titullin me klubin nga Theranda.


Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“FC Ballkani ka bërë zyrtar rikthimin e Edvin Kuçit, një prej emrave më të rëndësishëm në historinë e klubit gjatë viteve të fundit.

Mesfushori kthehet në vendin ku ka lënë gjurmë të mëdha, pasi ishte kapiten dhe lider i skuadrës në periudhën më të suksesshme të klubit. Me të në fushë, Ballkani shkroi histori duke dominuar futbollin kosovar dhe duke u shpallur kampion për tri sezone rresht, si dhe duke arritur suksese edhe në Kupë e Superkupë.

Kuç ishte një nga shtyllat kryesore të ekipit edhe në paraqitjet në arenën evropiane, ku Ballkani u paraqit me dinjitet në Conference League dhe fitoi respekt në nivel ndërkombëtar.

Rikthimi i tij vlerësohet si një përforcim i madh në mesfushë dhe si kthimi i një figure që e njeh klubin, zhveshtoren dhe mentalitetin fitues të skuadrës.

Ballkani nuk po rikthen vetëm një lojtar, por një kapiten që ka qenë simbol i sukseseve të klubit në vitet e fundit”, thuhet në komunikatë.

Promo