Kombëtaret

Paraguai e nxjerr Turqinë nga Kupa e Botës

Kombëtarja e Turqisë ka zhgënjyer edhe në përballjen ndaj Paraguait, për t’u përshëndetur me Kupën e Botës 2026.Edhe pse ishin me një lojtar më shumë që nga fundi i pjesës së parë, turqit pësuan disfatë me rezultat 0-1.Matis Galarza ishte heroi i Paraguait që shënoi nga distanca pas vetëm dy minutav

Përfaqësuesja e Turqisë ka zhgënjyer edhe në ndeshjen kundër Paraguait, duke i dhënë fund rrugëtimit në Kupën e Botës 2026.

Ndonëse luajtën me një futbollist më shumë që nga fundi i pjesës së parë, turqit u mposhtën me shifrat 0-1.


Heroi i Paraguait ishte Matis Galarza, i cili realizoi nga distanca pas vetëm dy minutash lojë.

Që nga ai moment, Turqia pati kontroll të plotë të lojës dhe krijoi disa mundësi shënimi, por në asnjë rast nuk arriti t’i konkretizojë.

Gjendja për Turqinë u lehtësua disi kur Miguel Almiron u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit në VAR (45+3’).

Can Uzun dhe Deniz Gul nuk u paraqitën në nivelin më të mirë, pasi shpërdoruan disa raste nga afërsia, çka ndikoi dukshëm në këtë humbje.

Në këtë mënyrë, pas dy paraqitjeve zhgënjyese, Turqia eliminohet nga Botërori, ndërsa Paraguai mbetet në garë për kualifikimin në fazën e eliminimit direkt./