Cunha shkëlqen me dy gola, Brazili triumfon qartë përballë Haitit

Lajme

Kombëtarja e Brazilit ka siguruar pikët e plota në xhiron e dytë të fazës së grupeve, duke e mposhtur Haitin.

Ashtu siç pritej, Brazili dominoi në çdo aspekt të lojës dhe fitoi me rezultat të pastër 3-0.


Raphinha realizoi herët, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte Matheus Cunha ai që shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes për ta kaluar Brazilin në epërsi pas 23 minutash lojë.

I njëjti lojtar e dyfishoi avantazhin pas asistimit nga Vinicius Jr, me një goditje të bukur që la të palëvizshëm portierin (36’).

Më pas, Vini e vulosi fitoren me një gol të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë (45+3’).

Në pjesën e dytë, Brazili shënoi sërish me Endrick, por edhe ky gol u anulua përsëri për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Brazili merr vendin e parë në Grupin C me katër pikë, po aq sa ka edhe Maroku, ndërsa në përballjen e fundit do të luajë ndaj Sokcisë, ku do t’i duhet të paktën një pikë për t’u kualifikuar më tej.//

Promo