Nuk ka hapësira te kampionët e Anglisë, Manchester City gati të largojë mesfushorin

Lajme

Sipas Daily Mail, sot mund të jetë dita vendimtare për kalimin e Kalvin Phillips në West Ham. Mesfushori nuk ka gjetur hapësira te kampionët e Anglisë dhe “divorci” mes palëve është i pashmangshëm.

Duke marrë parasysh shpenzimet e mëdha të bëra në verën e vitit 2022 nga City, klub që shpenzoi 49 milionë për ta “rrëmbyer” nga Leeds, klubi është gjithashtu i gatshëm të largojë futbollistin qofte ehde nëpërmjet huazimit.

Neëcastle, West Ham dhe Crystal Palace janë klubet e tjera të interesuara, siç janë edhe Juventusi, apo dhe Barcelona e Atlético Madrid. Sa i takon kërkesës fillestare, skuadra nga Manchesteri kërkon 8 milionë paund për një kontratë gjashtëmujore. Trajneri Pep Guardiola e ka aktivizuar Philips shumë pak, vetëm 4 ndeshje këtë edicion. /balkanweb/



sport,Kalvin Phillips,Manchester City,Premier League , Kalvin Phillips,Manchester City,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *