Familja e Lionel Messit ka bërë publike një deklaratë zyrtare, ku konfirmon se babai i futbollistit, Jorge Messi, po kalon një gjendje shëndetësore dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Në këtë deklaratë bëhet e ditur se gjendja e tij është në përmirësim dhe se rikuperimi po ecën në mënyrë të qëndrueshme, në kuadër të situatës që po përjeton.
Familja Messi ka shprehur po ashtu shqetësim të madh për raportimet dhe aludimet që janë përhapur në media dhe në rrjetet sociale, duke i konsideruar ato të papërshtatshme dhe të pandjeshme ndaj një çështjeje private familjare.
“Familja Messi njofton se Jorge Messi aktualisht po kalon një situatë shëndetësore. Ai është nën kujdes mjekësor dhe po përmirësohet gradualisht”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Familjarët theksojnë se vetëm rrethi më i ngushtë familjar ka informacion të saktë për gjendjen e tij, ndaj kërkojnë që çdo informacion që nuk vjen drejtpërdrejt nga familja ose nga burime zyrtare të mos konsiderohet i vërtetë.
“Ne kërkojmë përgjegjësi, kujdes dhe humanitet. Shëndeti i një personi dhe qetësia e familjes nuk duhet të bëhen objekt spekulimesh”, vijon deklarata.
Familja falënderoi gjithashtu të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje dhe interesim, ndërsa kërkoi që privatësia e tyre të respektohet gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Lionel Messi, kapiteni i Inter Miamit, ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara, ku po përfaqëson Argjentinën në Kupën e Botës 2026.//


