Zyrtare: Bernardo Silva bëhet lojtar i Real Madridit

Lajme

Mesfushori Bernardo Silva është bashkuar zyrtarisht me gjigantin spanjoll, Real Madridin.

Klubi madrilen ka bërë të ditur se portugezi ka firmosur kontratë për dy vitet e ardhshme.


“Real Madridi dhe Bernardo Silva kanë arritur marrëveshje, sipas së cilës ai do të jetë lojtar i Real Madridit për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftim.

Silva kishte njoftuar muaj më parë largimin nga Manchester City, ku fitoi çdo trofe të mundshëm, dhe më pas nuk vonoi për ta përmbyllur transferimin te gjiganti madrilen.

Portugezi ishte në bisedime edhe me Barcelonën dhe Atletico Madridin, ndërsa për këta të fundit raportohet se kishte edhe një marrëveshje në parim, por me hyrjen e Realit në garë, e gjithë situata mori tjetër rrjedhë.

Ndërkohë, Reali pritet të zyrtarizojë edhe afrimin e dyshes Ibrahima Konate dhe Denzel Dumfries, teksa vazhdon të mbetet shumë aktiv në afatin kalimtar veror.//

Promo