Argjentina e nis rrugëtimin në Kupën e Botës, ku mbrojtjen e titullit e fillon përballë Algjerisë.
Kampionia aktuale e botës bën pjesë në Grupin J dhe ndeshjen e parë e luan ndaj Algjerisë në Arrowhead Stadium, në Kansas City.
Tashmë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare për këtë përballje, e cila fillon nga ora 03:00 sipas kohës sonë lokale, me Leo Messin që starton nga minuta e parë.
Formacionet zyrtare:
Argjentina: Martinez, Montiel, Li. Martinez, Romero, Medina, De Paul, Mac Allister, Enzo Fernandez, Messi, Almada, Lautaro Martinez.
Algjeria: Zidane, Mandi, Ait-Nouri, Belghali, Bensebaini, Chaibi, Boudaoui, Bentaleb, Maza, Gouiri, Hadj Moussa.


