Gjyqtari Fabio Maresca shpjegon se si ai ‘iu përmbahet protokollit’ për abuzimet raciste nga tifozët e Udineses, por gjithashtu u përpoq të ishte një ‘vëlla i madh’ për portierin e Milanit, Mike Maignan.
Maignan kishte paralajmëruar tashmë Mareskën dhe gjyqtarin e katërt për fyerje raciste në stadiumin Bluenergy dhe një deklaratë u lexua në stadium.
Herën e dytë, Maresca ndërpreu lojën për pesë minuta, ndërsa u paralajmërua se nëse ndodh ndonjë incident i mëtejshëm loja do të ndërpritet.
Kuptojmë se Maignan u tërbua dhe u largua nga tuneli, duke hequr dorezat me qëllim që të mos vazhdonte, por u bind t’i jepte një mundësi më shumë ndeshjes dhe futbollit.
Fatmirësisht, tifozët e Udineses u ndalën pas kësaj dhe Milani mundi të përfundojë ndeshjen dhe ta marr fitore me rezultat 3-2.
“Unë u solla si një vëlla i madh dhe ndjeva trishtim të sinqertë për Maignan, i cili qartë u lëndua emocionalisht nga e gjithë kjo”.
“U ndjeva tmerrësisht, ku i dëgjuam ato këngë të çuditshme”, ka treguar Maresca për agjencinë e lajmeve Ansa.
Ndërsa disa besonin se Maignan kishte dalë nga fusha, ishte Maresca ai që e pezulloi lojën.
“Rregullat janë të qarta, udhëzimet nga AIA (Shoqata Italiane e Arbitrave) dhe drejtuesi Gianluca Rocchi nuk lënë vend për manovrim. Unë i qëndrova protokollit, siç është detyra ime”, deklaroi ai.
Maresca fitoi lëvdata për mënyrën se si e trajtoi situatën, duke u përpjekur të siguronte Maignan se shqetësimet e tij po dëgjoheshin dhe po vepronin në drejtim të duhur në lidhje se si qëndrohet brenda protokollit. /Telegrafi/
🗣️ Fabio Maresca: “I acted like an older brother [with Maignan]. I felt sincere sorrow for Maignan who was clearly stunned on emotional level. I felt big discomfort for these racist gestures. The regulation is clear. The rules of the Referees Association and the designator… pic.twitter.com/qYGOuqQNov
— Milan Posts (@MilanPosts) January 21, 2024
sport,Fiorentina,mike maignan,Udinese , Fiorentina,mike maignan,Udinese