FC Petrocub Hincesti është skuadra që do të vihet përballë Egnatias në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Në letër bëhet fjalë për një kundërshtar të kalueshëm, megjithatë bilanci i mëparshëm europian favorizon moldavët.
Arsyeja lidhet me një përballje që Petrocub e ka zhvilluar më herët ndaj një ekipi të Kategorisë Superiore. Në sezonin 2022/2023, ekipi nga Moldavia u ndesh me Laçin në raundin e dytë kualifikues të UEFA Champions League.
Ndeshja e parë e luajtur në Moldavi u mbyll në barazim 0-0, ndërsa takimi i kthimit përfundoi me humbjen 1-4 të Laçit në fushën e vet. Kështu, e shkuara u jep një avantazh të vogël moldavëve, por aktualiteti e nxjerr qartë Egnatian si skuadrën me shanse më të mëdha për të siguruar kualifikimin.


