Kombëtarja uruguaiane e futbollit po kalon një trajtim shumë të keq nga amerikanët, organizatorët e Kupës së Botës 2026.
Autoritetet amerikane u hapën shumë telashe uruguaianëve që para hyrjes në vend; fluturimet e tyre u vonuan dhe në fund ata arritën me shumë vështirësi në ndeshje brenda afatit të caktuar nga FIFA.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, pas mbërritjes në Amerikë, uruguaianët u përballën me një tjetër situatë të pakëndshme, pasi u kontrolluan para hotelit si të ishin kriminelët më të mëdhenj.
Në rrjetet sociale u publikua një video ku shihen uruguaianët teksa kontrollohen nga policia me ndihmën e qenve nuhatës, të cilët kontrollojnë valixhet e tyre me pajisje për të zbuluar diçka të dyshimtë ose të paligjshme.
Në video, yje uruguaianë si Manuel Ugarte shihen duke vëzhguar me habi veprimet e policisë, ndërsa pamjet janë bërë virale.
Uruguai e zhvilloi ndeshjen e parë në këtë garë pas mesnatës dhe gaboi duke barazuar 1-1 në përballjen me Arabinë Saudite.
Sauditët kaluan në avantazh me golin e Al-Amri në minutën e 41-të, ndërsa Uruguai i shpëtoi humbjes vetëm në fund, kur Maximiliano Araujo shënoi për 1-1 dhjetë minuta para vërshëllimës së fundit.


