Dinamo dhe Bekim Maliqi janë shumë afër vazhdimit të bashkëpunimit edhe për dy sezonet e ardhshme.
Burime për Newsport.al bëjnë me dije se mbrojtësi i djathtë ka dhënë pëlqimin për të firmosur kontratën e re dhe për të vijuar te kryeqytetasit, teksa marrëveshja aktuale i përfundonte në fund të muajit qershor.
Në këtë formë, 24-vjeçari pritet të mbetet një element i rëndësishëm në planet e trajnerit Ilir Daja për sezonin e ri 2026/27. Aktualisht, lojtari nga Podujeva ndodhet në Kosovë, ku po vazhdon rikuperimin nga dëmtimi, ndërsa rikthimi i tij parashikohet në shtator, për të qenë plotësisht gati për dinamovitët.
Kujtojmë se para transferimit te Dinamo, Maliqi ka qenë pjesë e Erzenit, ndërsa më herët ka luajtur edhe me Llapin, FC Phoenix, Besa Pejë dhe Feronikelin në Superligën e Kosovës. /Nikoll RAJTA/


