Lazio ka fituar në shtëpi përballë Empolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Serie A.
Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico”, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.
Golin e parë qendërmbrojtësi Patric. Ky i fundit shënoi një gol mjaft të bukur pas një krosimi të dhënë nga Zaccagni nga goditja e këndit.
Ndërsa për të vulosur gjithçka mendoi Vecino në minutën e 89′.
Në këtë ndeshje kishte minuta edhe për lojtarët shqiptarë të të dyja skuadrave. Elseid Hysaj ishte titullar te Lazio, ashtu si Ismajli te Empoli.
Ndërsa te këta të fundit, sulmuesi Stiven Shpendi u aktivizua në minutën e 77’.
Me këtë fitore, Lazio shkon në kuotën e 59 pikëve dhe shpreson ende te kualifikimi në Champions League.
Në krahun tjetër, Empoli mbetet vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë, duke rrezikuar seriozisht rënien në Serie B.
sport,Empoli,lazio,serie a , Empoli,lazio,serie a