Merkato

Zyrtare: Vedat Muriqi bëhet afrimi më i ri i Fenerbahçes

Gjiganti turk Fenerbahce pasi njoftoi marrëveshjen e tyre me trajnerin Ismail Kartal drejtpërdrejt në transmetim, zbuloi edhe transferimin e tyre të parë. Verdhëblutë kanë arritur një marrëveshje me Vedat Muriqin dhe do ta sjellin sulmuesin në Stamboll sonte në mbrëmje.“Klubi ynë ka arritur një marr

Gjiganti turk Fenerbahçe, pasi e bëri publik drejtpërdrejt marrëveshjen me trajnerin Ismail Kartal, ka zbuluar edhe transferimin e parë të klubit.

Verdheblutë kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Vedat Muriqin dhe sulmuesi pritet të mbërrijë sonte në mbrëmje në Stamboll.


“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje parimore me Vedat Muriqin, i cili do të vijë sonte në mbrëmje në Stamboll për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe për të përmbyllur bisedimet për transferimin”.

“Aeroplani me të cilin po udhëton Vedat Muriqi do të aterojë në Terminalin Ndërkombëtar të Aeroportit Sabiha Gokçen në orën 21:00”.

“Ky informacion i është dhënë publikut për njoftim”, thuhej në deklaratën zyrtare të Fenerbahçes.

Muriqi, i cili edhe më parë ka qenë pjesë e Fenerbahçes për një sezon, kishte dhënë kontribut me 17 gola dhe shtatë asistime në 36 ndeshje.//