ZYRTARE / Kontratë 5-vjeçare dhe klauzolë stratosferike, Barcelona rinovon me talentin katalanas

Lajme

Tashmë Barcelona dhe Pau Cubarsi do të vazhdojë bashkëpunimin e tyre dhe për disa vite.

Ditën e sotme klubi katalanas ka zyrtarizuar rinovimin me talentin e skuadrës.

17-vjeçari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare dhe do të mbajë veshur fanellën e Barçës minimalisht deri në qershor të vitit 2027.

Klauzola e vendosur për të është e “çmendur”, me drejtuesit që kanë vendosur plot 500 milionë euro për lirimin e tij.

Mbrojtësi debutoi në këtë sezon me Barcelonën, teksa menjëherë u kthyer në një titullar fiks për ekipin blaugrana.

17-vjeçari me paraqitjet e tij në prapavijë fitoi besimin e Xavi Hernandez, me drejtuesit më pas që vendosën ta “blindojnë” për vitet e ardhshme.



sport,BARCELONA,la liga,pau cubarsi , BARCELONA,la liga,pau cubarsi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *