Bayern Munichu ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Joao Palhinha nga Fulhami.
Ekipi i trajnerit të ri Vincent Kompany ka nisur të marrë formë dhe tashmë ka ardhur edhe transferimi i tretë i verës.
Pas Hiroki Ito dhe Michael Olise, Bavarezët kanë konfirmuar edhe transferimin e mesfushorit Palhinha.
Transferimi i portugezit nga Fulhami thuhet se i ka kushtuar Bayernit 50 milionë euro plus bonuse, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.
“FC Bayern ka nënshkruar me mesfushorin Joao Palhinha nga klubi anglez i Ligës Premier, Fulham”.
“Portugezi, i cili mbushi 29 vjeç të martën, bashkohet me një kontratë katërvjeçare të vlefshme deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
sport,Bayern Munich,Bundesliga,joao palhinha , Bayern Munich,Bundesliga,joao palhinha