ZYRTARE / Dinamo prezanton sulmuesin 21-vjeçar nga Kosova

Lajme

Dinamo është një nga ekipet më aktive në këtë merkato dimërore. Skuadra dinamovite vazhdon të transferojë lojtarë, duke përforcuar ekipin nga mbrojtja e deri në sulm.

Teksa vetëm para pak minutash ka zyrtarizuar një tjetër afrim. Ardit Tahiri është lojtari më i ri i Dinamos. Sulmuesi që mbylli aventurën me skuadrën e Dritës në elitën e futbollit kosovar ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Shqipëri.

Lajmin për transferimin e sulmuesit 21-vjeçar e ka bërë të ditur vetë klubi i Dinamos me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:

“Ardit Tahiri është zyrtarisht “dinamovit”!

21-vjeçari i lindur në Vushtri, i cili vjen pas eksperiencës në superligën kosovare me ekipin e Dritës, ka firmosur ditën e sotme kontratën që bën zyrtarisht pjesë të skuadrës tonë në vijim.

Tahiri i cili luan si sulmues qendre, është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21 dhe ditën e sotme iu bashkua menjëherë skuadrës në seancën stërvitore.” /newsport.al/



sport,ardit tahiri,dinamo city,kosova , ardit tahiri,dinamo city,kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *